Të premten, me 14 gusht, duke filluar nga ora 12:00 e deri të shtunën në fund të ditës, ETC ju ofron zgjedhje në shumë artikuj të nevojshëm me çmimet më të mira.
E premtja e bardhë është super aktiviteti nga ETC në kohën e ndërrimit të sezoneve me zbritje deri në 50% dhe likuidime totale sezonale në shumë artikuj.
Bazuar në çmimet fillestare të artikujve, atëherë zbritjet e likuidimeve mund të jenë deri në 70% ose më shumë.
Edhe këtë vit, kjo ngjarje do të jetë e pabesueshme duke ofruar çmimet më të mira për konsumatorët e ETC-së.
Asnjëherë nuk është vonë që t’i blini produktet e dëshiruara, e aq më pak kur ato ofrohen me çmime të pabesueshme.
Stafi i ETC-së është përgatitur në maksimum duke u bazuar nga përvoja dhe duke praktikuar metoda të reja funksionale në mënyrë që blerja juaj të jetë më e lehtë dhe zbavitëse.
DATAT KYÇE DHE ORGANIZIMI
14 GUSHT – Nga ora 12:00 fillojnë të gjitha ofertat e të premtes së bardhë.
15 gusht – Duke filluar në mëngjes nga ora 08:00 dhe gjatë gjithë ditës vazhdojnë të gjitha ofertat e të premtes së bardhë deri në shpenzim të sasive.
ETC është e sigurt që konsumatorët do të gjejnë çmime të pabesueshme duke plotësuar listën e artikujve të dëshiruar në ETC.
Në rast se do të hasni në probleme eventuale, stafi i ETC-së në INFORMACION do të jenë në shërbimin tuaj.
Duke filluar nga data 12 gusht, konsumatorët kanë mundësinë t’i shohin të gjitha ofertat e të premtes së bardhë me artikuj aksional pasi që si likuidime mund të jenë edhe shumë artikuj të tjerë varësisht nga pika e ETC-së.
Ofertat mund t’i përcillni përmes faqes zyrtare:
Direkt në linkun e fletushkës online:
Në faqen zyrtare në Facebook:
Dhe në kanalin zyrtar në YouTube.
PRITJA E KONSUMATORËVE NGA ETC
Në hyrje të marketeve në INFORMACION mund t’i gjeni fletushkat e shtypura me aktivitetet “E premtja e bardhë” që ju ta keni më të lehtë përcaktimin për blerje.
Sipër apo afër pozicioneve do t’i gjeni çmimet e shënuara të cilat mbajnë dizajnin me mbishkrimet e të premtes së bardhë.
Ofertat janë në dispozicion deri në shpenzim të sasive.
ETC ndihmon konsumatorët të kursejnë duke blerë më lirë!