Artur Khomenko, një banor i Minsk-ut, deklaroi se oficerët e policisë në Bjellorusi e rrahën atë me grushte pasi e arrestuan në natën e katërt të protestave të mëdha kundër rizgjedhjes së presidentit Alexandar Lukashenko.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai deklaroi se oficerët më pas e kishin prangosur si dhe e vendosën me fytyrë në tokë për katër orë.
Pas këtij rasti, ai u strehua për trajtim në Spitalin e Urgjencës në Minsk, derisa zhvilloi edhe dhimbje koke dhe humbje të pjesshme të dëgjimit në njërin vesh.
Spitali ku po trajtohej Khmoneko nuk pranoi ta komentojë rastin.
Sipas Reuters, mjekët e diagnostikuan atë me dëmtim traumatik në tru si dhe me mavijosje në trup dhe në kokë.
“Nuk mendoja se kjo ishte e mundur në Evropë në shekullin e 21-të, derisa vendet e tjera në botë përgatiten për gjëra më të madhe”, u shpreh 47 vjeçari. /Telegrafi/