Telegrafi

E postoi këtë fotografi, vetëm disa javë para se të bënte vetëvrasje (Foto)

Një djalë i ri tragjikisht i mori jetën vetes vetëm disa javë pasi ai kishte postuar një fotografi në Facebook, me anë të së cilës ai ishte përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin për vetëvrasjet dhe shëndetin mendor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Reece Rebetzke, nga Mackay në Queensland, Australi, kishte postuar një foto në Facebook më 22 gusht, si pjesë e një fushate në mediat sociale për parandalimin e vetëvrasjes.

23-vjeçari është fotografuar duke qeshur dhe duke bërë një gjest me dorën e tij.

“Vrasësi më i madh i njerëzve të moshës nën 45 vjeç është vetëvrasja! Në vitin 2014, 4623 njerëz morën jetën e tyre. 12 burra çdo ditë, një njeri çdo 2 orë !!! Le tu tregojmë të gjithë njerëzve në të gjithë botën se #ështënërregulltëbisedosh”, ka shkruar ai.

Por, vetëm disa javë më vonë, Reece i mori jetën vetes në shtëpinë e tij më 20 shtator.

Ai ishte gjetur nga e dashura e tij Vanessa Shelley. /Telegrafi/