Site icon Telegrafi

E portokallta, tendencë për meshkuj

Të veshësh ngjyrën portokalli mund të jetë pak e vështirë, por mënyra më e thjeshtë për të veshur këtë ngjyrë është pulovra, të cilën mund ta thyeni me një xhaketë të zezë apo bezhe, dhe me xhinse apo pantallona ngjyrë neutrale.

Ngjyra portokalli ka shumë nuanca që nga neoni e deri tek ngjyra e tullës. Nuancat më të errëta janë më të përshtatshme për stinën e ftohtë dhe janë lehtësisht kombinuese. E nëse nuk mund ta vishni këtë ngjyrë, vendosni disa aksesorë si çorape, shall, rrip apo orë për të qenë koherent me tendencat e fundit.

Ngjyra portokalli është propozuar nga J.W Anderson, Jonathan Saunders, Topman dhe E.Tautz. /Telegrafi/
 

Exit mobile version