Telegrafi

E plagosën protestuesit, polici humb njërin sy

Njëri nga punonjësit e policisë së rendit që u plagos në protestë ka humbur njërin sy. Mësohet se efektivi i policisë ka pësuar çarje të korneas të syrit, ku për pasojë po i nënshtrohet edhe një operacioni.

Gjithashtu nga tubimi janë lënduar edhe dy qytetarë, njëri prej të cilëve është gazetar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare është në vendngjarje dhe ka dërguar në spitale 10 persona që janë lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare te Tiranes, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime me serioze.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar./tch/