Site icon Telegrafi

E piu një gotë për ta hequr frikën, shkoi i dehur në testin për patentë shofer

Para testit të ri ishte shumë nervoz kështu që vendosi “ta kthejë një gotë sa për ta kthyer vetëbesimin”.

Por nuk ia arriti qëllimit, pasi Komisioni vërejti se kandidati i tyre mezi ecte. Zëdhënësja e policisë lokale njoftoi se në alkool test u dëshmua se ai kishte 1.11 promila alkool në gjak. Ai mund të hyjë sërish në test vetëm atëherë kur të paraqitet para komisionit i kthjellët esëll. /Telegrafi/
 

Exit mobile version