Site icon Telegrafi

E pickon merimanga, mjekët detyrohen t’ia amputojnë këmbën për ta shpëtuar nga vdekja (Foto, +18)

Babai i dy fëmijëve ka përjetuar tmerrin pas pickimit nga një merimangë që është e njohur si “vejusha e rreme e zezë”. Pas pickimit, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë këmbën.

Ai është bërë qytetari i parë i Britanisë së Madhe që ka mbetur pa këmbë për shkak të pickimit të merimangës, transmeton Telegrafi.

Andy Perry ishte duke u kujdesur për kopshtin e shtëpisë kur filloi të ndjej dhimbje në shpinë. Nuk kishte ide se e kishte pickuar një nga merimangat më vdekjeprurëse në Britani, derisa nuk përfundoi në spital nga dhimbjet e mëdha në veshkë.

Pas disa javëve infeksioni i është zhdukur nga këmba, por pasi kishte limfademë, lëkura filloi t’i bie nga këmba. Dhe kështu Perry filloi të ankohej te mjekët se dhimbjet ishin të papërballueshme, sa që në një moment kishte menduar ta presë vetë këmbën.

Pas disa takimeve me specialistët, Perryt i është bërë me dije se duhet amputuar këmba, dhe kështu në mars iu nënshtruar një ndërhyrje ku deri në gjurin e djathtë i është amputuar këmba.

Tani Perry lëviz me karrocë të invalidëve dhe nuk është i aftë për punë si dhe për lojëra me fëmijët e tij.

“Tërë vikendin kam vjell dhe ndjeja dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të shpinës, që më detyroi të shkoj në spital. Mjekët më thanë se kam dhimbje në veshkë për shkak të një infeksioni dhe se kam mundur të vdes po të mos kisha shkuar në spital”, ka treguar Andy.

Mjekët besojnë se Perry ishte infektuar pas pickimit nga merimanga”vejusha e rreme e zezë”, pasi mjekët vërejtën edhe kafshimet në trup.

“Pickimet e merimangave janë të ngjashme me pickimet e bletëve, por unë asgjë nuk kam ndjerë. Njerëzit nuk e dinë se merimangat janë më të rrezikshme sesa që mendohet”, ka shtuar ai.

Për t’ia shpëtuar jetën, mjekët u detyruan t’ia presin këmbën nën gju.

“Veshuja e rreme e zezë” i ka kushtuar me amputim të këmbës, ndërsa rastet të tilla nuk janë rralla në botë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version