Adoleshenti Tommy Johnson ka humbur jetën pas “pickimit” të kandilit helmues, që është rasti i parë në 15 vitet e fundit në Australi.
Zyrtarë shëndetësore kanë bërë të ditur se gjatë 22 shkurtit, kandili kishte “pickuar” 17-vjeçarin që në ato momente po notonte, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se u dërgua në spital, i riu ndërroi jetë më 1 mars.
Bëhet fjalë për kandilin e njohur si “kubo” që është shumë helmues dhe jetojnë në ujërat tropikale – e për këtë këshillohet që gjatë zhytjes pushuesit të kenë rroba të notit të veshura.
Sipas një biologe, fjala është për rastin e parë me vdekje nga “pickimi” i kandilit në Australi që nga viti 2006. /Telegrafi/