Telegrafi

E pëson keq migranti që ngacmoi seksualisht një grua në rrugë (Video)

Në Gjermani ka ndodhur një incident kur një migrant ka sulmuar seksualisht një grua në rrugë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet reagimi i dhunshëm i gruas që u sulmua seksualisht.

Në të njëjtën mënyrë migranti po ngacmonte edhe një femër tjetër në rrugë, por qëllimi i tij i keq nuk u realizua pasi për të po vinte një moment i “veçantë” që me siguri do ta mbaj mend tërë jetën, transmeton lajmi.net.

Ngjarja rrodhi kësi soji, pasi gruaja në fjalë ishte sulmuar paraprakisht nga migranti, shkoj në shtëpinë e saj vendosi një gur në çantën e saj dhe u kthye në vendin e ngjarjes. Ngjarja që do të ndodhte ishte planifikuar nga viktima, ajo merr shoqen e saj për ta gjiruar gjithë atë që do të ndodhte.

Në komentet që janë bërë poshtë videos, tregojnë se ai nuk ishte rasti i vetën i ngacmimit seksual në rrugët e Gjermanisë.