Telegrafi

E përqeshi para një jave, Paloka ia ktheu sot Edi Ramës (Video)

Një javë më pas, deputeti i PD-së Edi Paloka ia ka kthyer kryeministri Edi Rama, talljen që i bëri.

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë nisi me tensione, madje kur i pranishëm ishte edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

“Incidenti” i para një jave në Kuvendin e Shqipërisë

Deputeti Edi Paloka i hodhi në fytyrë bojë me të cilën kishte mbushur një shiringë.

Lexo po ashtu Deputeti i PD-së qëllon Edi Ramën me ngjyrë në fytyrë (Foto-Video)

Incidenti ndodhi në momentin kur Rama po i drejtohej Talat Xhaferrit duke i kërkuar falje për fjalimin që Basha sapo kishte përfunduar në foltoren e Kuvendit.

Lexo po ashtu Rama kapet keq me deputetin e PD-së, gjesti që bënë kryeministri është i çuditshëm (Video)

“I dashur mik, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por dua t’ju siguroj që fëmiu sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di se çfarë thotë”, tha Rama

Momenti i Spërkatjes së kryeministri Rama me ngjyrë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e Edi Palokës por ky i fundit nuk pranoi të dilte.

Tensioni u rrit pasi në foltore shkuan edhe deputetë të tjerë demokratë. Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta dhe pasi u mblodh byroja u vendos që Paloka të përjashtohej për 10 ditë. /Ora News/Telegrafi/