Telegrafi

E përkrahi presidentin, Spanja shkarkon trajnerin e Kombëtares

Jorge Vilda nuk është më trajner i Përfaqësueses së Spanjës në konkurrencën e femrave.

Federata Spanjolle (RFEF) i ka komunikuar këtë të martë trajnerit të deritanishëm dhe drejtorit teknik të futbollit të femrave shkarkimin e tij nga të dyja detyrat.

Ai shkarkohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares dhe kjo ndodh vetëm pak javë, pasi fitoi titullin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjol për femra: Kupën e Botës të zhvilluar në Australi dhe Zelandën e Re.

Deri te ky shkarkim i Vildas erdhi pasi trajneri 42-vjeçar i doli në mbrojtje presidentit të Federatës, Luis Rubiales pasi ky i fundit kishte puthur futbollisten Hermoso.

Vilda ka drejtuar gjithsej 108 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 75 fitoresh, 16 barazime dhe 17 humbje, si dhe 310 gola pro dhe 58 kundër, duke arritur një Botëror (2023), si dhe një Kupë Algarve (2017) dhe një Kupë Qipro (2018) – turne jo zyrtar.

Lexo po ashtu FIFA me dorë të hekurt, e suspendon kryetarin e federatës së futbollit të Spanjës

Faqja zyrtare e Federatës së Spanjës ka falënderuar Vildan për kontributin e dhënë në tetë vite si trajneri i Kombëtares së femrave. /Telegrafi/