Telegrafi

E përjashtuar nga Kupa e Botës 2022, Rusia ka tërhequr zyrtarisht ankesën e saj kundër FIFA-s

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar se Unioni i Futbollit të Rusisë (FUR) kishte tërhequr ankesën e tyre kundër organit drejtues botëror të futbollit FIFA, si dhe shoqatave të futbollit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke.

FIFA dhe organi qeverisës evropian UEFA vendosën së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e tyre deri në një njoftim të mëtejshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rusia do të priste Poloninë në një play-off kualifikues të Kupës së Botës më 24 mars, por FIFA kishte thënë se Polonisë do t’i jepej një vend në finale të play-offit për të luajtur ose me Suedinë ose Republikën Çeke.

Lexo po ashtu Nga tragjedia në Bucha, futbollisti ukrainas gjendet i torturuar dhe i vrarë

CAS tha se procedura do të ndërpritet së shpejti.

Rusia, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion të posaçëm ushtarak”, ka paraqitur gjithashtu ankesa duke kërkuar anulimin e ndalimeve të saj nga gjimnastika ndërkombëtare”, bëri të ditur CAS.

Muajin e kaluar, shpresat e Rusisë për të konkurruar në Kupën e Botës 2022 në Katar u përfunduan pasi CAS refuzoi një kërkesë nga FUR për të ngrirë pezullimin e FIFA-s ndërkohë që apelimi i tyre po shqyrtohej.

Lexo po ashtu Kovalenko rrëfen për gjendjen e familjes në Ukrainë dhe thotë se ia kanë vrarë një shok që u përpoq të largohej nga qyteti Kherson

Disa shoqata kombëtare të futbollit njoftuan se nuk do të luajnë kundër Rusisë në vazhdën e pushtimit të saj në Ukrainë, duke përfshirë ato të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke.

CAS kishte mbështetur gjithashtu ndalimin e UEFA-s për skuadrat ruse që merrnin pjesë në garat e saj për kohëzgjatjen e procedurave të saj. /Telegrafi/

Foto: tas-cas.org