Site icon Telegrafi

E përjashtuan nga shkolla, studenti afrikan vret gjashtë kolegë të tij dhe rojën e shkollës (Video)

Studenti i cili u përjashtua nga shkolla për shkak të problemeve disiplinore vrau me kallashnikov gjashtë ish-shokët e klasës dhe një pjesëtar të sigurisë në shkollën e tij.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Kenia, gjegjësisht në qytetin e largët të Lokichogio në rajonin e Turkanit, pranë kufirit me Sudanin e Jugut.

Sulmuesi ishte 17 vjeç dhe ishte nga Sudani i Jugut, një nga mijëra refugjatët që jetojnë në Kenia dhe ndjekin shkollën atje, pasi që në vendin e tyre në vitin 2013 shpërtheu lufta civile.

Nga Sudani i Jugut thuhet se kishin ikur rreth 2 milionë njerëz, shumica nga gjenocidi në Ruandë në vitin 1994. Pothuajse 74,000 prej tyre në Kenia.

Sipas mediave lokale, katër djem, dy vajza dhe roja e shkollës lokale janë vrarë.

Ky rajon kufizohet me Sudanin e Jugut e shkatërruar nga lufta, dhe aty zhvillohet një tregti e përbashkët e armëve, ndaj të cilit policia e Kenias nuk kanë asnjë kontroll.

Gjithashtu aty është Somalia ku militantët e al-Kaidës janë aktivë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=jD6uf7DxQ8A

Exit mobile version