Site icon Telegrafi

“E Përhitura” na sjell trendin e radhës

Këtë muaj është filmi “Cinderella” që pritet të shfaqet në kinematë botërore duke pruar me vete edhe trendin e ri të modës që nuk pati nevojë të ekspozohej në pasarelë, ai i princeshave.

Nëse po shikoni t’i shtoni pak nga fantazitë e përrallave dollapit tuaj, ka mënyra të ndryshme për të shtuar këtë dozë fantazie në veshjet tuaja.

Thjeshtësia nuk del kurrë jashtë modës, prandaj qëndroni të thjeshta, mos përdorni produkte bukurie, lejoni bukurinë tuaj natyrale të bëj punën e vet, vishni rroba të ngjyrave të çelëta e të ëmbla dhe kombinojeni me aksesorë të mëdha.

Ngjyra e kaltër e çelët bën një punë të mrekullueshme në këtë mes, transmeton Koha.net

Gjithashtu edhe fundet me volum që edhe janë tashmë në trend për këtë verë që po vjen i shtojnë siluetës tuaj një dukje prej princeshe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version