Telegrafi

E përfshirë në ndarjen e Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez, Madison LeCroy përflitet për një romancë të re dashurie

Madison LeCroy thuhet se ka një partner të ri në jetën e saj pas lidhjes së supozuar me Alex Rodriguez në fillim të këtij viti.

Ylli i “Southern Charm”, 30 vjeçe, zbuloi se nuk është më beqare të shtunën (17 prill) pasi një fans e ngacmoi për romancën e dyshuar me Rodriguez, 45 vjeçar, përpara ndarjes përfundimtare nga Jennifer Lopez.

“Le të rrëmbehemi dhe të shikojmë njëri-tjetrin duke u rritur”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram teksa shfaqet duke gëluar një koktej në Garden Room në Atlanta, Georgia.

Madison LeCroy dhe Alex Rodriguez (Foto: Shutterstock)

Njoftimi për lidhjen e stilistes vjen dy ditë pasi ish-lojtari i MLB dhe këngëtarja e “Jenny From the Block”, 51 vjeçe, u ndanë pas dy vitesh.

Lexo po ashtu Përse Jennifer Lopez është ndarë nga Alex Rodriguez?

Në një deklaratë për Today Show ata thanë se është më mirë të qëndrojmë si miq, një muaj pasi hodhën poshtë thashethemet e ndarjes.

Madison LeCroy dhe Alex Rodriguez (Foto: Shutterstock)

“Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që duhet të themi është faleminderit për të gjithë ata që na kanë mbështetur”.
Disa orë më vonë, LeCroy reagoi ndaj ndaj ndarjes duke thënë për Page Six, “Unë i uroj atyre më të mirën”.

Ndarja e çiftit erdhi tre muaj pasi LeCroy u akuzua për një lidhje me Rodriguez teksa ai dhe Lopez ishin ende së bashku. /Telegrafi/