Një 13-vjeçare, Gabbie Fedro, kaloi një djegie të shkallës së dytë pasi përdori celularin e saj ndërkohë që ai po mbushej.
Vajza thotë se teksa po e përdorte celularin, ishte goditur nga rryma elektrike. Kjo e fundit kishte kaluar nga celulari në varësen e saj duke i shkaktuar djegie në qafë.
Ajo përjetoi dhimbje të djegies së shkallës së dytë dhe tashmë do ketë një shenjë në pjesën ë qafës, transmeton mapo.
Kohët e fundit është rritur numri i incidenteve të shkaktuara nga telefonat celularë dhe pajisjet e tyre.