Telegrafi

E përdori ngjyrën e flokëve në shtëpi, gruaja tregon pasojat – thotë se ishte shtruar tri herë në spital! (Foto)

Një grua thotë se ishte shtruar në spital pas përdorimit të një ngjyre të flokëve në shtëpi – kjo pasi ajo kishte provokuar një reaksion alergjik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Lauren Woods, e cila ka ndarë imazhet që e tregojnë atë me një fytyrë të fryrë.

Kështu, siç ka rrëfyer ajo, kur ishte zgjuar në mëngjes kishte vërejtur fytyrën e fryrë, pas së cilës ka shkuar në spital.

Dhe pavarësisht se ajo është dërguar në shtëpi nga spitali, dy herë, gjatë ditëve të ardhshme, fytyra e saj vazhdonte të fryhej.

Kështu, për së treti herë, pasi ishte zgjuar në mëngjes dhe nuk mundi të hapte sytë, ajo është dërguar për të tretën herë në spital. /Telegrafi/