Site icon Telegrafi

E përdhunoi vajzën e tij për dy muaj me radhë

24 vjeçarja nga Plasnica mbrëmë e ka paraqitur rastin në policinë e Kërçovës ku ka denoncuar përdhunim nga i ati për dy muaj me radhë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka kërkuar nga policia që të hetojnë rastin ndërsa pas hetimeve ka dalë rezultati se babai 55 vjeçar ka pasur probleme mentale.

Rastin në fjalë e ka marrë për ta shqyrtuar Qendra për punë sociale-Kërçovë dhe ka biseduar me vajzën e përdhunuar, e cila është dërguar për kontroll gjinekologjik.

SPB Kërçovë do të padis personin në fjalë./Telegrafi/

Exit mobile version