Një nënë e tre fëmijëve mbeti e paralizuar, pasi trupi i saj u përplas për tokë nga një hajn, i cili e vëzhgoi derisa ajo po tërhiqte para nga bankomati dhe e ndoqi nga pas për 23 milje.
Vietnamezja Nhung Truong, 44-vjeçe, u sulmua më 13 shkurt nga një burrë më ngjyrë në të 20-at në atë që policia në Houston, Teksas beson se ishte sulm i paprecedent fizik, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur i dyshuari e kap nga pas gruan, e cila tenton të ikë prej tij, por ai e përplas me tërë forcën për tokë, duke mbetur e paralizuar në vend.
Hajni e përplasi aq shumë sa që boshti i saj kurrizor u lëndua në atë masë që ajo mbeti e paralizuar. E policia po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit për sulm.
Policia në Houston tha se Truong po tërhiqte para nga banka në bulevardin Blackhawk, dhe ishte ndjekur nga pas nga i dyshuari për 23 milje.
Në video, hajni shihet duke marrë zarfin, për të cilin policia beson se ishin paratë që Truong i tërhoqi nga bankomati.
Sipas familjes së viktimës së sulmit, hajni është larguar me 4.300 dollarë, kurse ato ishin paratë që Truong i kishte kursyer për ta vizituar familjen e saj në Vietnam.
Incidenti e la të paralizuar Truongun dhe në karrocë, duke mos arritur të ecë as deri në tualet. Ajo është nënë e tre fëmijë që janë të moshuar 13, 15 dhe 20-vjeç. /Telegrafi/