Fituesi i Ligës së Kampionëve për edicionin 2015/2016 u vendos pas ekzekutimit të penaltive në finalen e San Siros.
Real Madridi dhe Atletico Madridi i përfunduan edhe vazhdimet me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që gjithçka vendosën njëmbëdhjetëmetërshat.
Nga pika e bardhë më të saktë u treguan Mbretërit, ndërsa penaltinë fituese e ekzekutoi Cristiano Ronaldo.
Mirëpo, vëmendje ka tërhequr portieri i Atleticos, Jan Oblak, i cili dukej se hezitonte të intervenonte kur gjuanin lojtarët kundërshtarë.
Për më shumë, të gjithë pesë penaltitë që i ekzekutuan futbollistët e Realit përfunduan në rrjet në të njëjtën anë – në anën e majtë.
Për më shumë, ndiqni edhe njëherë njëmbëdhjetëmetërshat e finales, të cilët bënë që Real Madridi ta fitonte për të 11-tën herë trofeun e më të mirit të Evropës. /Telegrafi/