Telegrafi

E përbashkëta e fëmijëve të Kim Kardashian, Jessica Alba, dhe Gjikos?

Zëri, djali i Gjikos dhe Elita Rudit po udhëton për herë të parë me aeroplan, e afër tij për ta shoqëruar ka një lodër gjirafë që quhet Sophie apo ndryshe ‘lodra yll’.

Arsyeja pse Sophie quhet ‘lodra e yjeve’ është që të gjitha yjet e Hollywoodit e kanë një Sophie për engjujtë e tyre.

Kim Kardashian, Jessica Alba, Pink, Sandra Bullock, Miranda Kerr, Hilary Duff, Prince Charles, Candice Swanepoel, e shumë yje të tjerë shihen në foto me këtë gjirafë.

 

Gjiko ka publikuar këtë foto të bukur në Instagramin e tij me mbishkrimin “Fluturimi i parë i Zërit”. /Telegrafi/