Një i ri i apasionuar pas video lojërave është arrestuar, pasi gjatë transmetimit live të lojës është parë duke sulmuar të dashurën shtatzënë.
Luky Munday, 26-vjeç, është përshkruar si “punëtor dhe njeri familjar” nga gjiganti i teknologjisë Cisco, por ndryshe mendon policia të cilët të dielën mbrëma u futën në shtëpinë e tij në Oran Park të Sydney, të cilët e shoqëruan në stacionin e policisë nën akuzën për sulm ndaj të dashurës shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Në ato momente kur ai po luante video lojë me kamera që transmetohej live, e dashura e tij me sa duket e pengon dhe ai menjëherë ngritet në këmbë dhe dëgjohen disa zhurma dhe më pas e dashura e tij duke qarë.
Gjykata ka urdhëruar të riun që të mos i afrohet më të dashurës së tij e cila nuk ka pësuar lëndime trupore, por që ka pësuar traumë gjatë këtij sulmi. /Telegrafi/