Aktorja amerikane, Courteney Cox, është penduar për operacionet plastike. Këto pohime i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Running Wild with Bear Grylls”.
Ish-ylli i serialit “Friends” ka folur rreth presionit të madh me të cilin përballen femrat në botën e shoubizit.
Ajo ka thënë se është penduar që iu është nënshtruar operacioneve plastike në mënyrë që të mbajë bukurinë fizikë dhe dukjen rinore.
“Mendoj se te femrat bëhet shumë presion që të duken rinore, jo vetëm për famën, por edhe për faktin që janë thjesht femra”.
“Plakja nuk është proces i thjeshtë dhe i lehtë. Por, unë e kam mësuar mësimin”, ka thënë aktorja, transmeton Telegrafi.
“Jam përpjekur ta ruaj dukjen rinore dhe të pengoj disa gjëra. Mirëpo, ato janë disa gjëra që nuk mund të ndalen”, ka deklaruar Cox. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Pp_ugueckjg