Site icon Telegrafi

E pazakontë: Shqiptari në Itali nuk e duroi gruan në shtëpi – thyen arrestin shtëpiak dhe lut policinë që ta kthejnë në burg

Një shqiptar në Tivoli të Italisë, ka bërë kërkesë të rrallë dhe të padëgjuar më herët.

30-vjeçari i cili ndodhej në arrest shtëpiak, duke shprehur gjendjen jo të mirë bashkëshortore, ka kërkuar nga policia italiane që ta kthejnë në burg.

Ai shprehet se nuk donte më të qëndrojë me gruan në shtëpi, pasi nuk e doronte më.

“Më çoni në qeli. Jeta ime bashkëshortore është një ferr në shtëpi”, iu kishte thënë policisë.

“Ai nuk ishte më në gjendje të duronte gruan në shtëpi”, ishte shkruar në dëshminë e zbardhur nga Carabinieri-t e qytetin e Tivolit.

Duke iu referuar medias cronachecittadine, të cilët citojnë të dhënat zyrtare nga Policia italiane, shqiptari preferoi të ikte nga shtëpia dhe të paraqitej para zyrës së Carabinieri-ve.

Dhe dëshira iu plotësua.

Për shkak se theu arrestin shtëpiak, atë e dërgojnë sërish në burg.

Tani, pjesën tjetër të dënimit do ta mbajë prapa grilave. /Telegrafi/

Exit mobile version