Site icon Telegrafi

E pazakontë, kanadezi rrahu me gjarpër një burrë në mes të rrugës – pamjet bëhen virale

Një video po bëhet virale në mediet sociale ku tregon një burrë duke rrahur një person me pitonin e tij gjatë një përleshjeje në Toronto të Kanadasë.

Sipas CBC News, ngjarja e çuditshme kishte ndodhur ditë më parë dhe ishte regjistruar e tëra në kamerë, transmeton Telegrafi.

Sipas videos, burri po e mbante në dorë gjarprin e tij dhe e përdorte atë si armë për ta goditur një person në mes të rrugës.

Ky i fundit tenton të mbrohet, por burri vazhdon ta godasë me gjarpër.

Disa sekonda më vonë, vjen një automjet i policisë së Toronto-s dhe ua ndaloi përleshjen të dyve derisa i detyruan burrat të shtrihen në tokë. Ndërkohë gjarpri kacavirrej vërdallë.

“Një burrë përdori gjarprin e tij si armë gjatë një zënke në Toronto”, thuhet në postimin e videos së shpërndarë në Twitter.

Policia tha në një deklaratë se kishte marrë një thirrje për një burrë që po i kërcënonte njerëzit me një gjarpër.

“Kishte përleshje fizike dhe burri përdori pitonin për ta sulmuar viktimën”, tha policia.

I dyshuari i identifikuar si Laurenio Avila, 45-vjeçar u arrestua dhe që atëherë iu është ngritur aktakuza. Ai doli në gjyq dhe u vendos në paraburgim. /Telegrafi/

Exit mobile version