Një grua e cila vuan nga një çregullim i rrallë thotë se e mban në mend edhe kur ka qenë në mitrën e nënës së saj.
Rebecca Sharrock, 34-vjeçare, ka një memorie autobiografike shumë superior (H-SAM) një gjendje neurologjike që u mundëson njerëzve të kujtojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre me detaje të mëdha, e njohur gjithashtu si hipertimezi, shkruan metro.co.uk.
Është jashtëzakonisht e rrallë dhe Rebecca është vetëm një nga 62 njerëzit në botë që e kanë atë.
Ajo thotë se kujtimi i saj më i hershëm është kur kishte qenë vetë, 12-ditëshe – por kjo nuk është e i vetmi kujtim i hershëm.
“Kujtesa ime më e hershme është ndoshta koha kur isha fetus në mitër”, theksoi ajo.
“Ato kujtimet nuk nënkuptojnë shumë për ndonjë arsye. Për momentin, do të thoja se mund të kujtoj 95 për qind të gjithçkaje që më ka ndodhur në jetën time”, deklaroi Rebecca.
Megjithatë, çregullimi që ka do të thotë se duhet të i nënshtrohet terapisë.
“Mendja ime thjesht nuk mundet të harrojë kotësitë e të kaluarës”, u shpreh ajo.
Rebecca e cila vjen nga Brisbane i Australisë nuk u diagnostikua me H-SAM deri kur u bë 21 vjeçe.