Telegrafi

E pazakontë, foka zgjedh të flejë në një banjo publike (Foto)

Një fokë australiane e cila kishte fjetur në një banjo publike në Tasmania është larguar në mënyrë të sigurt.

Disa punonjës u detyruan që të largojnë fokën 120 kilogramëshe të cilën e quajtën “Sammy” pasi ajo kishte fjetur në banjon publike të femrave, transmeton Klan Kosova.

Foka Sammy është larguar me kujdes për në një plazhë të afërt ku edhe është lëshuar në det.

Pasi banjo publike është shumë afër oqeanit, besohet se foka ka arritur aty shumë lehtë.

Një zyrtar ka thënë për BBC se ardhja e fokës ishte diçka e pazakontë.

“Foka erdhi dhe pozoi në disa fotografi për ne, gjë që ishte e këndshme”, ka thënë ai.