Site icon Telegrafi

E pazakontë: Adem Salihaj thërret konferencë në shesh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, u ka përcjellë mediave një e-mail me anë të të cilit ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media ditën e nesërme.

Në njoftim nuk është cekur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, megjithatë është njoftuar se ajo do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”.

“Ju informoj se nesër,më 14 tetor 2016,në ora 11:00, do të mbaj konferencë për media në Sheshin ”Ibrahim Rugova”,  shkruan një njoftimin e Salihajt dërguar mediave.

Exit mobile version