Telegrafi

“E pasaktë dhe spekulative”: Adidas mohon thashethemet që miratojnë rikthimin e Mason Greenwood

U raportua këtë javë se sponsorët e Manchester United kanë dhënë miratimin që Mason Greenwood të rikthehet në skuadër, pasi ranë akuzat për sulm seksual, dhunë dhe forcë ndaj një gruaje.

Por, mesin e sponsorëve është edhe marka e njohur e veshmbathjeve, Adidas, që ka thënë se ato lajme janë spekulative.

“Pas raportimeve të pasakta dhe spekulative në media, është e rëndësishme për ne të sqarojmë se Adidas nuk ka pasur asnjë diskutim me Manchester United në lidhje me ndonjë anëtar të skuadrës së tyre”, thuhet në një deklaratë nga kompania.

Lexo po ashtu Greenwood jep sinjale se po largohet nga Man United

“Ne nuk luajmë asnjë rol në vendimet e marra në lidhje me ndonjë anëtar të ekipit apo stafit në klub”.

Komentet e tyre vijnë pas raportimeve që pretendonin se kthimi i Mason Greenwood ishte miratuar nga Adidas.

Aktualisht, Mason nuk ka plane të kthehet në ekipin e parë derisa Manchester United të vendosë ta thërrasë atë. /Telegrafi/