Ne i kemi parkuar veturat tona në vende të ndryshme gjatë natës, me mendimin që ta marrim atë në mëngjes, kur jemi gati për tu larguar përsëri.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një burrë ishte habitur, madje i mërzitur kur e pa se kishte filluar të “ndërtohej” diçka rreth veturës së tij.
Bëhet fjalë për Martin Ross, 45-vjeçar, i cili e kishte lënë veturën brenda natës në Sheshin e Tregut në Ripley, Angli.
Por shpejt pas kësaj, pronarët e lojërave kishin vendosur pajisjet e tyre – duke lënë Lexusin e tij të bardhë, në mes të të gjithave.
“Fillimisht mendova se dikush e kishte marrë veturën time. Pastaj e kuptova se për çfarë bëhej fjalë”.
“Kur arrita atje, kishte disa punëtorë të ndershëm që më përqeshën, por nuk ishte shumë e vështirë të dilja. Duhej të futesha në mes të një peme dhe një strehe autobusi, por dola jashtë më në fund”. /Telegrafi/