Site icon Telegrafi

E parkoi pranë ujit për të nxjerrë diçka prej saj – vetura ‘tradhton pronarin dhe futet për të notuar’ në det

Disa pamje të publikuara kanë kapur pamjet kur një veturë kishte “rënë në det” në Kent – Angli, duke nxitur një operacion masiv shpëtimi nga kalimtarët.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të enjten 28 maj në Whitstable Beach, ku shoferi kishte parkuar Volkswagen-in shumë afër ujit, me qëllim që të shkarkojë një motoskaf.

Pamjet janë kapur nga një banore lokale e cila filloi të filmonte makinën nga plazhi ndërsa ishte ulur gjysmë e zhytur në ujë.

Siç edhe thuhet më tej, shumë njerëz që qenë të pranishëm aty u angazhuan për të ndihmuar në nxjerrjen e veturës nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version