Telegrafi

A e parashikoi filmi i animuar The Simpsons zhdukjen e nëndetëses në Oqeanin Atlantik ?

Seriali “Simpsons” ka 30 vite që shfaqet në transmetim dhe me batutat e tij origjinale bën të gjithë botën të qeshë dhe të kënaqet.

Përveç humorit unik, “Simpsons” vazhdimisht kanë befasuar publikun me “aftësinë” e tyre për të parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme botërore – duket e pabesueshme, por një episod i këtij seriali vizatimor na kujton atë që po ndodh tani, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk është një parashikim i saktë i asaj që ndodh me nëndetësen “Titan”, disa fansa besojnë se historia është mjaft afër jetës reale.

Lexo po ashtu Rojet bregdetare amerikane konfirmojnë se një nëndetëse robotike ka arritur fundin e Oqeanit Atlantik

Ndërsa ekipet e shpëtimit garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen e zhdukur nga rrënojat e Titanikut, po qarkullojnë pamjet e një episodi të The Simpsons që dyshohet se e “parashikoi” këtë situatë në detaje në një nga episodet.

Disa fansa të Simpsons kujtojnë një histori të ngjashme të frikshme nga sezoni i 17-të i filmit vizatimor, i cili u transmetua në vitin 2006. Për këtë po flasin edhe mediat amerikane.

Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks.

Ai e nxjerr në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të smeraldit të anijes së fundosur, “Piso Mojado”.

Lexo po ashtu Nëndetësja robotike franceze në mision shpëtimi, ‘Juliet’ dërgohet me aeroplan në Atlantik

Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të hyjnë në thellësitë e oqeanit në nëndetëse individuale për të provuar të gjejnë thesarin.

Por kaosi vjen kur çifti ndahet. Homeri ngec në disa korale dhe fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Babai i Simpsons përfundon duke u zgjuar tre ditë më vonë në spital.

Kjo situatë nga episodi është shumë e ngjashme me situatën aktuale me “Titan” – nëndetësja që shkoi te Titaniku. /Telegrafi/