Seriali “Simpsons” ka 30 vite që shfaqet në transmetim dhe me batutat e tij origjinale bën të gjithë botën të qeshë dhe të kënaqet.
Përveç humorit unik, “Simpsons” vazhdimisht kanë befasuar publikun me “aftësinë” e tyre për të parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme botërore – duket e pabesueshme, por një episod i këtij seriali vizatimor na kujton atë që po ndodh tani, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk është një parashikim i saktë i asaj që ndodh me nëndetësen “Titan”, disa fansa besojnë se historia është mjaft afër jetës reale.
Ndërsa ekipet e shpëtimit garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen e zhdukur nga rrënojat e Titanikut, po qarkullojnë pamjet e një episodi të The Simpsons që dyshohet se e “parashikoi” këtë situatë në detaje në një nga episodet.
The Simpsons predicted the Titanic Submarine situation 👀 pic.twitter.com/jZ4DDKA5vg
— Pop Hive (@thepophive) June 22, 2023
Disa fansa të Simpsons kujtojnë një histori të ngjashme të frikshme nga sezoni i 17-të i filmit vizatimor, i cili u transmetua në vitin 2006. Për këtë po flasin edhe mediat amerikane.
Në episodin e 10-të të atij sezoni, Homer Simpson udhëhiqet në një aventurë nga një burrë që ai beson se është babai i tij biologjik, Mason Fairbanks.
Ai e nxjerr në anijen e tij dhe i tregon për thesarin e humbur të smeraldit të anijes së fundosur, “Piso Mojado”.
Mason dhe Homeri përfundimisht vendosin të hyjnë në thellësitë e oqeanit në nëndetëse individuale për të provuar të gjejnë thesarin.
https://www.youtube.com/watch?v=cYJ6nTJdrJA&ab_channel=EasyMoneyKeli
Por kaosi vjen kur çifti ndahet. Homeri ngec në disa korale dhe fillon të humbasë vetëdijen pasi oksigjeni në nëndetësen e tij mbaron. Babai i Simpsons përfundon duke u zgjuar tre ditë më vonë në spital.
Kjo situatë nga episodi është shumë e ngjashme me situatën aktuale me “Titan” – nëndetësja që shkoi te Titaniku. /Telegrafi/