Site icon Telegrafi

E paragjykoi vetëm pse kishte rroba të papastra, “punëtori” i jep leksion gruas që u mashtrua nga pamja e tij (Foto)

Se pamja e jashtme (fizike) mund t’ju mashtrojë, këtë e ka dokumentuar amerikani Andy Ross nga Washingtoni, i cili derisa ishte brenda një marketi, një nënë e kishte poshtëruar në prezencë të bijës së saj vetëm pse ishte i veshur me rroba të papastra, duke i thënë se duhet të shkojë në shkollë nëse nuk dëshiron të duket sikur ai.

Andy dikur ishte marrë me mjekësi, por tani merret me ndërtimtari, kurse ditën që po kthehej nga puna, ishte ndalur në një market edhe pse ishte me rroba të papastra, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa priste në rresht për t’i paguar artikujt që i kishte marrë, kishte vërejtur një vajzë 7 deri në 8 vjet duke e vëzhguar, dhe më pas dëgjoi nënën e saj e cila drejtoi gishtin kah ai duke i thënë: “kjo është arsyeja pse duhet të shkosh në shkollë”.

I zhgënjyer me atë çfarë dëgjoi dhe sesi një nënë e mëson fëmijën e saj se njerëzit duhet gjykuar bazuar në pamjen e tyre, vendosi t’ju afrohet dhe të prezantohet. U tregoi kush është dhe me çfarë merret, kurse më vonë këtë ngjarje e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

“E para, jam shumë i shkolluar por me rroba të papastra. Jo vetëm që e kam të përfunduar shkollën e mesme, por e posedoj edhe diplomën universitare dhe shumë çeritifikata tjera të kurseve dhe trajnimeve. Të paragjykosh se nuk jam i shkolluar vetëm pse i kam rrobat e papastra, është budallallëk.

E dyta, nëse i thoni bijës të shkojë në shkollë vetëm pse unë kam tatuazhe në duar, kjo do të ndikojë negativisht në kreativitetin dhe imagjinatën e saj. Për dallim nga qëndrimi juaj, jam krenar me tatuazhet dhe kreativitetin e shprehur të Foret Baitman në trupin tim.

E treta, jam bashkëpronar i kompanisë “Evergreen State Outdoors” dhe krenohem me këtë. Jam munduar të punoj në zyrë, por e kam kuptuar se nuk është për mua. Më pëlqen të punoj dhe të jem në kontakt me natyrën. Kjo do të thotë se nganjëherë duhet të keni rroba të papastra për shkak të natyrës së punës. Fitoj mirë, paguaj taksat dhe jam krenar që e fitoj kafshatën e gojës për familjen time. Kështu që dukja ime nuk reflekton në inteligjencën apo shkollimin”, ka shkruar Andy.

Dhe për fund, me dëshirë të madhe e kam zgjedhur punën e ndërtimtarisë. Jam krenar që po i ndërtojë SHBA-të, dhe kënaqem me punën.

Në fund u ka uruar një mbrëmje të këndshme duke shpresuar që në të ardhmen të mos i gjykojnë njerëzit para se t’i njohin. /Telegrafi/

Exit mobile version