Telegrafi

E para doli publikisht foli për ngacmimet seksuale të Weinsteinit, tash McGowan po shet gjithçka për t’u mbrojtur kundër tij

Aktorja Rose McGowan ishte ndër të parët që akuzonte ish-shefin e “Miramax”, Harvey Weinstein për abuzim seksual, dhe më vonë shantazh dhe shkatërrim të karrierës.

Tani ajo është ndër të parët që ndjen dhe pasojat për fjalimin e saj publik kundër regjisorit hollivudian.

Aktorja është një nga pjesëmarrësit më të zhurmshme të lëvizjes “Time’s Up” dhe është detyruar të shesë shtëpinë për të financuar betejën ligjore kundër producentit Weinstein.

Ajo e shitur për dy milionë dollarë shtëpinë luksoze në Hollywood, të cilën pronë e kishte blerë në vitin 2011.

“Është me të vërtetë e tmerrshme, duhet të shes shtëpinë time. E gjithë kjo për të zgjidhur problemin me faturat ligjore duke luftuar përbindëshin”, tha Rose për “Entertainment Weekly”.

Theksojmë se Weinstein ka nisur një proces gjyqësor kundër yllit hollivudian me pretekstin se asgjë nuk ka të vërtetë në rrëfimet e saj.

Ndryshe, pos McGowan pvr ngacmimet seksuale të Weinstein kanë folur edhe Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie. /Telegrafi/