Gazeta më e madhe arabe në numrin më të fundit, ka mbushur ballinën me një titull dhe fotografi të pazakontë, duke marrë parasysh se në këtë vend mbretëron shoqëria patriarkale.
Në të shihen një çift, ku përmes kësaj fotografie urohet festa e Shën Valentinit, festë pagane që në Arabinë Saudite deri më tani nuk është festuar apo përmendur, transmeton Telegrafi.
Me këtë numër të gazetës më të madhe në këtë vend, po konsiderohet si një pikë kthese në shoqërinë patriarkale.
Deri më tani në Arabinë Saudite, Shën Valentini nuk është festuar për faktin se shumica janë besimtarë të fesë islame dhe e kanë konsideruar si festë pagane.
Megjithatë, ballina e gazetës së këtij vendi ka arritur të bëhet kryelajm i mediave botërore, e në disa agjenci ndërkombëtare të lajmeve po e konsiderojnë si rast që ndodhë njëherë në jetë. /Telegrafi/
Tuesday’s front page #TomorrowsPapersTodayhttps://t.co/HY04d3lupu pic.twitter.com/wftt46kYH5
— Arab News (@arabnews) February 13, 2023