Telegrafi

“Çënari” tregon se edhe ai me origjinë është shqiptar (Video)

Çifti i njohur i serialeve turke Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi, së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Pasdite në Top ChanneL”.

Ata kanë rrëfyer për historinë e dashurisë së tyre, si dhe angazhimet në kinematografinë turke.

Duke rrëfyer për mënyrën se si janë njohur dhe se si e kanë pritur familjarët lajmin për lidhjen e tyre, aktori Tolgahan befasoi të gjithë me një deklaratë.

Lexo po ashtu 'Çënari' e mban në kurriz bukuroshen shqiptare Almeda Abazin (Video)

Ai shpjegoi se kur familjarët e tij morën vesh që është në lidhje me një vajzë shqiptare, i ati u ngazëllye shumë ngase edhe ai me origjinë të vjetër është shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që pata fatin të marr më të bukurën e Shqipërisë të cilën e dua shumë. Babai im me origjinë të largët është shqiptar” tha Tolgahan gjatë intervistës. /Telegrafi/