Çifti i njohur i serialeve turke Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi, së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Pasdite në Top ChanneL”.
Ata kanë rrëfyer për historinë e dashurisë së tyre, si dhe angazhimet në kinematografinë turke.
Duke rrëfyer për mënyrën se si janë njohur dhe se si e kanë pritur familjarët lajmin për lidhjen e tyre, aktori Tolgahan befasoi të gjithë me një deklaratë.
Ai shpjegoi se kur familjarët e tij morën vesh që është në lidhje me një vajzë shqiptare, i ati u ngazëllye shumë ngase edhe ai me origjinë të vjetër është shqiptar.
“Jam shumë i lumtur që pata fatin të marr më të bukurën e Shqipërisë të cilën e dua shumë. Babai im me origjinë të largët është shqiptar” tha Tolgahan gjatë intervistës. /Telegrafi/