Për shumicën e njerëzve nga bota e modës ky lajm ka qenë i befasishëm. Qe se për çka është fjala
Nga marka amerikane e rrobave të modës Calvin Klein kanë publikuar që së shpejti do të ndërpresin prodhimin e koleksioneve luksoze të veshjeve dhe në vend të tyre do të fokusohen në kategoritë ekzistuese, duke përfshirë prodhimin e xhinseve dhe të rrobave të brendshme, transmeton Telegrafi.
Ky njoftim ka ardhur pas shkuarjes së papritur të drejtorit kreativ të Calvin Klein-it, Raf Simons, nga fundi i vitit të kaluar. Ai ka qenë edhe drejtor i dikurshëm i kompanive siç janë Christian Dior dhe Jil Sander.
Disenjatori, i cili ka ndryshuar emrin e koleksionit Calvin Klein në Calvin Klein 205W39NYC, ka vendosur të ndërpresë kontratën mbi punën së cilës i skadon fati në gusht të këtij viti.
Pas shkuarjes së Simonsit, kompania në janar ka njoftuar që planifikon të ribrendojë linjën dhe të kërkojë pasardhësin e tij.
Burimi i njohur me situatën ka konfirmuar që brendi ende planifikon të modelojë fustane VIP për tepih të kuq dhe që ato do të jenë të vetmet pjesë elegante të rrobave të cilat do të vazhdojë t’i punojë. /Telegrafi/