Telegrafi

E papritur, Bylbyl Sokoli jep dorëheqje si trajner i Prishtinë

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i Prishtinës.

Tekniku nga Rahoveci ka dhënë dorëheqje vetëm tri javë pasi e ka marrë drejtimin e klubit.

Në një konferencë për shtyp, Sokoli ka treguar se deri te dorëheqja ka ardhur pas disa problemeve shëndetësore.

Në konferencë për shtyp ka qenë edhe nënkryetari i klubit të Prishtinës, Ahmet Kurtolli.

Armend Dallku (Foto: FC Prishtina)

Nënkryetari i kryeqytetasve ka thënë se klubin në ndeshjet e ardhshme do ta udhëheq ish-kapiteni i tyre Armend Dallku deri në gjetjen e një trajneri të ri.

Sokoli ka falënderuar presidentin e klubit Remzi Ejupi, kryesinë si dhe lojtarët e të gjithë bashkëpunëtorët e tij te Prishtina. /Telegrafi/