Peja kishte përkrahjen e tifozëve në palestrën Karagaçi për të thyer akullin në Ligën Ballkanike.
Peja e dëshmoi se nuk ishte fajtor kualiteti, por fati në ndeshjet e kaluara, teksa Craiova ishte kundërshtar ekstrem i dobët për kampionin e Kosovës.
Kjo u demonstrua qysh pas pjesës së parë kur u krijua një epërsi prej 13 pikësh.
Në pjesën e dytë Peja e vazhdoi dominimin e lartë duke e thelluar vazhdimisht epërsinë derisa në fund e fitoi takimin me 15 pikë epërsi.
Kjo është fitorja e parë e Pejës në Ligën Ballkanike dhe kjo shënon një fillim të ri për pejanët, që janë në fund të tabelës së kësaj lige.
Ndeshjen e radhës Peja e zhvillon ndaj Tivatit më 11 dhjetor në Karagaç, teksa Craiova qëndron në Kosovë, pasi të enjtën përballet me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/