Telegrafi

‘E pamundur’ që Mourinho të drejtojë Liverpoolin

Edhe pse njëri nga bashkëpronarët, George Gillet, ka thënë se pozita e Benitez është e sigurt pavarësisht rezultateve të dobëta, vazhdojnë të përmenden disa emra si pasardhës të mundshëm të spanjollit.

Një prej tyre është edhe ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, i cili ka tallur këtë temë gjatë konferencës së shtypit në prag të takimit të Serie A ndaj Catanias.

“Është e pamundur”, është përgjigjur shkurtazi Mourinho./Telegrafi/