Telegrafi

E pakënaqshme oferta e Chelseat për Pirlon

Nuk është fshehtësi që trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, kërkon shërbimet e mesfushorit italian, mirëpo oferta e bërë nga Blutë duket se nuk i kënaq kërkesat e Milanit.

“Oferta prej tetë milionë eurosh plus Claudio Pizarron është e pakënaqshme, ndërsa me këto kushte Pirlo është i pashitshëm”, ka thënë Galliani për “Sky Sport 24”.