Site icon Telegrafi

E paimagjinueshmja ndodhi! J.Lo e puth publikisht ish-bashkëshortin! (Foto/Video)

Ky mund të quhet një nga lajmet më befasuese të ditëve të fundit.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë qenë në lidhje deri në vitin 2014 për një periudhë dhjetëvjeçare.

Performanca e tyre në Latin Grammy Awards 2016 ka mrekulluar gjithë audiencën mbrëmjen e së enjtes, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit në event janë befasuar në momentin kur dy ish-të dashuruarit kanë shkëmbyer një puthje pasionante.

Vlen të theksohet se çifti prej martesës kanë dy binjakë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dizxMG7BRwY

Exit mobile version