Një ngjarje vërtet shokuese ka ndodhur në një familje në Milano, Itali, në Via De Petris të rrethit Cagnola.
Një grua filipinase 36 vjeçe ka goditur me thikë burrin e saj, rreth të 30-ve, dhe më pas e ka hedhur nga ballkoni i katit të parë.
Historia, ndodhi të shtunën në mbrëmje ndërsa sot u raportua nga faqja “Milanotoday”.
Nga hetimet e para mendohet se veprimet e gruas të kenë ndodhur nën efektin ndoshta të alkoolit dhe drogës, përcjell NOA.
Fillimisht në dhomën e çiftit ka lindur një debat i cili shumë shpejt ka degjeneruar. Burri ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit e ka refuzuar.
Duke mos i pranuar veprimet e të shoqit, ajo ka shkuar më pas në kuzhinë ku ka marrë thikën dhe është rikthyer sërish në dhomë duke e goditur atë në shpatull.
Por mesa duket nuk është mjaftuar me kaq, pasi më pas e ka tërhequr dhe e ka hedhur nga ballkoni i katit të parë të banesës ku jetonin.
Pas kësaj burri ka përfunduar në spital me thyerje brinjësh ndërsa ka marrë një raport 60 ditor, por që sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.