Telegrafi

E pabesueshme: Zbarkimi në Normandi u rrezikua nga një sherr familjar (Foto)

Besojeni ose jo, një sherr familjar mes një spiuni dhe gruas së tij thuajse vuri në rrezik operacionin për zbarkimin e aleatëve në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kështu sugjerojnë dokumentet e MI5.

Juan Pujol, që mbante kodin Agjenti Garbo, kishte bindur nazistët se zbarkimi nuk do ndodhte në Normandi, por në Pas-de-Calais.

Por pasi u izolua në shtëpinë e tij në Londër që të ruante identitetin, e shoqja kërcënoi se do shkonte në ambasadën spanjolle pas një sherri në qershor të vitit 1943.

Ajo tha se do të tregonte gjithçka, nëse nuk e lejonin të vizitonte mamanë.

Familja ishte vendosur në veriperëndim të Londrës, ku Agjenti Garbo kishte një rrjet me agjentë që dërgonin informacione false tek spiunët gjermanët.

Informacionet e tij për nazistët bënë që ata të largoheshin nga vendi ku ndodhi edhe zbarkimi i aleatëve më 6 qershor 1944.

Por gruaja e tij nisi të sëmurej nga ajo që njihet si ‘malli për vendlindjen’.

Ajo thoshte se i mungonte ushqimi spanjoll dhe ishte e mërzitur pse i shoqi vinte kaq rrallë.

“Nuk dua të jetoj më me tim shoq,” i ulëriti ajo një oficeri të MI5.

“Edhe nëse më vrisni, do të shkoj në ambasadën spanjolle”.

Atëherë Agjenti Garbo e gjeti zgjidhjen.

Ai sugjeroi një plan për ta bindur të shoqen se shpërthimet e saj kishin bërë që ai të arrestohej.

Gruan e tij madje e dërguan për të vizituar të shoqin në burg, me sytë e lidhur.

Pas këtij takimi, ajo u bind se ai kishte nevojë për mbështetjen e saj në punën që bënte.

Këshilltari ligjor i MI5 i tha asaj se kishte vendosur që i shoqi të lirohej, në mënyrë që të vazhdonte punën.

“Nuk kam kohë për të shpenzuar me njerëz të lodhshëm. Nëse e dëgjoj emrin tënd sërish, do të arrestoj direkt,” i tha ai.

Ajo u kthye në shtëpi e zbutur dhe priste gjithmonë me qetësi të shoqin. /mapo.al/