Po lante veturën e tij në një autolarje, kur befas ndodhi e pabesueshmja. Vetura nisi të lëvizte dhe u largua me shpejtësi.
Për një person në Piacenca të Italisë, gjithçka do të mbetej mister nëse nuk do të shikonte kamerat e sigurisë.
Siq duket edhe në video, vetura nuk nis të lëvizë vetë, teksa pronari po e lante. Në veturë hipi me shkathtësi një person, në momentin që pronari i veturës ishte duke larë anën e djathtë të saj.
Me pompën e ujit në dorë dhe i habitur, pronari i veturës ka parë se si është zhdukur me shpejtësi vetura që po lante.