Site icon Telegrafi

E pabesueshme: Vietnamezja paguan shokun t’ia këpus dorën dhe këmbën (Foto)

Një grua në Vietnam bindi një shok që t’i këpus dorën dhe këmbën e saj në mënyrë që ajo të shtirej sikur është goditur nga treni dhe të merrte para nga sigurimi shëndetësor, shkruan Daily Mail.

Gruaja 30 vjeçare e identifikuar si Ly Thi N, në maj të këtij viti ishte gjetur në afërsi të një stacioni treni duke kaluar në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Burri i quajtur Doan Van D, thirri ambulancën, duke thënë se ka gjetur këtë grua të lënduar, e cila tha që ishte e panjohur për të, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version