Telegrafi

E pabesueshme: Vetura përfundon mbi kulmin e shtëpisë (Video)

Një aksident i pabesueshëm ka ndodhur në Kinë, kur vetura e tipit “Honda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi kulmin e një shtëpie.

Vozitësi ka ngelur më shumë se 30 minuta në veturën që po qëndronte mbi kulm të shtëpisë, mbi të cilën fluturoi derisa po lëvizte në urën rrëzë shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, shoferi duke bërë përpjekje të shmang një triçikletë, në vend të frenit ka shtypur gazin.

Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka pësuar askush, përveç kulmit të shtëpisë. /Telegrafi/