Han Jiaying ka arritur t’i vë në gjumë pesë kafshë, vetëm duke i pëshpëritur dhe lëmuar në trup.
Një qen i bardhë është i pari të cilin ajo e vuri në gjumë, për të vazhduar me një hardhucë dhe bretkosë.
Asaj i del pak problem me pulën, e cila nuk duket e dëgjueshme, transmeton Telegrafi. Teksa është duke e vënë atë në gjumë, zgjohet qeni dhe bretkosa, por ajo me lehtësi i kthen sërish në “ëndrra”.
Lepuri i bardhë është i fundit që ajo e qetëson. Pastaj, ajo i urdhëron të gjithë që të zgjohen dhe ata binden menjëherë.
Talentin e saj Jiaying e ka zbuluar kur në kopshtin e fëmijëve i ka hyrë një qen dhe i ka sulmuar fëmijët.
Ajo atëherë iu afrua qenit dhe vuri në gjumë. /Telegrafi/